Kostot e jetesës, Shqipëria bëhet më e shtrenjtë, shqiptarët më të varfër

Data

Çmimet e pronave të paluajtshme po rriten edhe për shkak të rritjes së kërkesës që vjen edhe nga burime informale, madje edhe kriminale. Qeveria, duhet të pranoj se edhe paratë e krimit po investohen edhe në tregun e pasurive të paluajtshme.

Kjo ndodh edhe në vendet e konsoliduara. Por pesha e parave informale dhe kriminale në vendet e zhvilluara nuk është tronditëse në ekonomi, nuk dominon tregjet dhe nuk keq influencon politikën.

Çmimet e pasurive të paluajtshme rriten edhe për shkak të rritjes së taksave të bashkive apo të qeverisë, pasi taksat janë pjesë e shpenzimeve dhe jo zbritje nga fitimi. Si pjesë e shpenzimeve, ato paguhen nga blerësit e këtyre pasurive. Mungon kultura ekonomike kur deklarohet se me taksa të larta për ndërtesat taksohen më shumë pronarët.

Flluskat e pasurive të paluajtshme të fryra artificialisht nga flukset euforike të pritshme të fitimeve të larta, herët a vonë shpërthejnë duke fshirë miliona/miliarda investime në tregjet e pasurive të paluajtshme. Këshilla që jepet në këto raste është se “paratë nuk rriten në pemë”. Pra, investimet e gabuara në pasuri të paluajtshme mund të prodhojnë jo rritje të të ardhurave, por rritje të varfërisë.

Shumë viktima njerëzore që humbasin gjithçka, rezultojnë në varfëri ekstreme. Rritja e taksave në çdo fazë të zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe sidomos në këtë fazë të (mos)zhvillimit të lirë të tregjeve, nga pikëpamja ekonomike prodhon varfëri, nga pikëpamja sociale është e pamoralshme dhe nga, dhe në aspektin politik është shpërthyese.

Nga Anxhela Kola

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related