Mosbindja civile e rakisë dhe mezeve apo e qytetarëve? Kryebashkiaku demokrat i shtron gosti opozitës në Mirditë (Foto)

Data

Nënkryetari i PD-së dhe drejtuesi politik i Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka ftuar qytetarët të bashkohen në një akt mosbindjeje civile më 29 tetor, ku synohet bllokimi i rrugës në Milot, përtej kësaj, nga fotot e publikuara, nuk duket thjeshtë një thirrje për protestë, por një gosti e shtruar me verë, raki dhe meze, ku kryebashkiaku demokrat Albert Melyshi ishte kujdesur në çdo detaj.

Gjekmarkaj u tha qytetarëve se mosbindja civile është një qëndresë kundër “regjimit”, i cili, sipas tij, po përdor arrestimet politike si një armë kundër drejtuesve të opozitës.

Duke e bërë thirrjen nga qyteti i Rubikut, ai deklaroi: “Në tokën e katedraleve, të besës, qëndresës dhe lirisë! Mirdita e 600 viteve liri! Me 29 tetor, të gjithë në Milot për të ndaluar neo-diktaturën që kërkon të shtypë opozitën dhe përdor arrestimet si mjet frikësimi.”

Gjekmarkaj e përshkroi këtë veprim si një betejë për Shqipërinë europiane, duke dënuar lidhjet me “narko-sky enkroçat,” ndërsa theksoi se Mirdita mbetet simbol i fjalës së lirë dhe përballjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related