Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Data

Shqipëria duket se do të kthet në bazë për klandestinët e huaj që ndodhen në kampet e Evropës dhe që kanë kaluar ilegalisht kufijtë e kontinentit evropian veçanërisht ato të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Emigracioni i paligjshëm dhe dyndja e madhe e emigrantëve në gjithë Evropën vijon të jetë problem kryesor. Njëri prej vendeve që po përballet me këtë fenomen shqetësues është Britani e Madhe. Në këtë vend një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve që hyjnë ilegalisht, e zënë shqiptarë, për të cilët herë pas here ka pasur thirrje nga të dyja qeveritë, si nga ajo britanike, ashtu edhe nga ajo shqiptarët që t’i jepet fund kësaj skeme. Mësohet se për këtë çështje, por edhe çështje të tjera, pritet që Londra zyrtare t’i diskutojë me Tiranën zyrtare. Mësohet se në Tiranë do të vijë për një vizitë sekretarit të Jashtëm, David Cameron. Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka paralajmëruar se siguria e Britanisë do të jetë në “rrezik” nëse plani i Ruandës që parashikon të dërgojë në vendin Afrikan gjithë emigrantët e paligjshme që ndodhen në Britaninë e Madhe anulohet. Kryeministri do të udhëtojë drejt Vjenës ku do të zhvillojë një takim me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave, ku në fokus do të jetë goditja ndaj emigracionit të  paligjshëm. Ai thekson se duhet të ndërmarrin masa më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit. Vizita e Sunak vjen, ndërsa një numër në rritje vendesh në mbarë botën deklarojnë se duan të lançojnë skemat e tyre të stilit të Ruandës. Dhe mesa duket pas kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, edhe kryediplomati britanik David Cameron, pritet të kërkojë nga pala shqiptare, një ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani. Megjithatë mbetet të shihet më konkretisht se çfarë do të ndodhë dhe prodhojë vizita e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron në Shqipëri.

Zbardhen detajet e vizitës

Ndërkohë edhe ambasada britanike në Tiranë ka zbuluar detaje për vizitën e sekretarit të Jashtëm, David Cameron, në Shqipëri. Në një njoftim për mediat, ambasada bën me dije se Cameron do të takohet me presidentin, ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe kryeministrin Edi Rama. Fokus i diskutimeve pritet të jetë emigracioni i paligjshëm dhe Cameron pritet të nënvizojë suksesin e partneritetit të dy vendeve në këtë fushë. “Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit. Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit. Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës.”, thuhet në deklaratë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related