Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat foli dhe për shpopullimin e vendit dhe situatën në vend.
Meta tha se PL ka menduar 21 masa konkrete sesi të ndalohet ky shpopullim. Ai tha se duhet që të mbështeten familjet e reja, të dyfishohen pagat dhe pensionet, të ulet informaliteti etj.
Fjala e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
“Jemi sot këtu pikërisht këtu, për të theksuar dhe njëherë tjetër domosdoshmërinë e përkushtimit maksimal, në përmbushjen e prioritetit të parë në 5 prioritetet, që është ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë.
Ndërmarrja e atyre politikave të cilat I japin fund kësaj situate, ku lindshëmria ka shkuar në pikjatë në këtë vend. Dhe së dyti, kësaj situate ku familjet dhe çiftet e reja e kanë të pamundur të ndërtojnë një jetë të sigurt në vendin e tyre, ndaj zgjedhin rrugën e largimit
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lindshmëria mesatare për grua në familjet shqiptare, është në një pikjatë të frikshme.
Asnjë vend në botë, madje edhe ato në luftë dhe konflikte civile, nuk e kanë përjetuar një traumë të tillë të rënies së lindshmërisë për grua si Shqipëria në këto vite.
Nga 3.4 fëmijë për grua, në vitin 1980, mesatarja e lindshmërisë në vitin 2023 është rrudhur në vetëm 1.4 fëmijë për grua.
Shqipëria nga vendi i dytë, që ishte në krye të listës të vendeve europiane, sot është në vendin e 177 në botë, nga 200 vende të klasifikimit botëror të Kombeve të Bashkuara.
Ky është një alarm kombëtar dhe një kushtrim për ndryshim urgjent të këtij raporti dramatic, që ka prodhuar axhenda e qëllimshme antikombëtare e Edi Ramës për shpopullimin e vendit.
Partia e Lirisë, ka objektiv të saj madhor Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Dhe, kjo do të mundësohet nëpërmjet vënies sa më parë në jetë të 5 Prioriteteve tona të qarta, që mes shumë masave konkrete ekonomike, financiare, sociale dhe kulturore të rimëkëmbjes së kombit, kanë prioritet absolut, fuqizimin e familjes shqiptare dhe veçanërisht mbështetjes me programe të posaçme të nënave të reja dhe të familjeve të reja.
MASAT KONKRETE
Qëllimi primar dhe prioriteti kryesor i Partisë së Lirisë në qeverisje, do të jetë ngritja e standardit jetësor të shqiptarëve që në mandatin e parë.
Për të arritur këtë objektiv ne do të forcojmë arkëtimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit, do të përmirësojmë efikasitetin e shpenzimeve të parave publike, dhe do të zvogëlojmë në zero korrupsionin me prokurimet publike.
Për këtë objektivi ynë është ta rrisim nivelin e të ardhurave në 41-42%, ashtu siç është në disa prej vendeve të rajonit tonë, në Bosnjë, në Malin e Zi dhe në Serbi. Pra 41-42% në raport me PBB.
Ndërkohë që “Rilindja” për shkak të korrupsionit skizofrenik, e ka nivelin e mbledhjes së të ardhurave në masën 27.8%, apo dhe më të ulët se 20 vite më parë.
Pikërisht kjo diferencë 14% që është lehtësisht e realizueshme, që ne do të mbledhin, do të thotë sipas PBB. të Shqipërisë, 3.2 miliardë euro në vit, më shumë që do të hyjnë, që do të arkëtohen në buxhetin e shtetit, që sot vidhen pa u futur fare në buxhetin e shtetit, ku bëhën vjedhjet e tjera me inceneratorët, e me kilometri 6 herë më i shtrenjtë se në Serbi, dhe se në Europë.
Në 4 vjet kjo do të thotë, që ne do të mbledhim 13 miliard euro shtesë të ardhura, që nuk mblidhen sot, po që vidhen sot. Dhe, për shkak të atyre 500 lidhjeve nepotike që kemi denoncuar në tatime, dhe në dogana.
Dhe janë ato 500 lidhje nepotike atje, e në SHISH, e në polici, e në SPAK., e kudo, që garantojnë paprekshmërinë e asaj veprimtarie kriminale, të lëvizjes së mbetjeve toksike të rrezikshme, për të cilat po flet sot e gjithë bota.
