Në veri të Kosovës raportohet për një shpërthim.
“Mitropol” raporton se shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës në Mitrovicën e Veriut.
Kujtojmë se ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme.
Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.
Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen.
