Babai i Ervis Martinaj deklaron në GJKKO se djali i tij është ekzekutuar në Durrës, akuzon SPAK për moshetim të çështjes

Data

Babai i Ervis Martinaj ka bërë një deklaratë të fortë në Gjykatën e Posaçme, duke pretenduar se djali i tij është ekzekutuar në Durrës dhe duke akuzuar autoritetet për mungesë hetimi.

Mustafa Martinaj u paraqit në seancë për të dëshmuar në procesin që lidhet me pasuritë e të birit dhe personave të lidhur me të, por seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes.

Në dalje nga gjykata, ai u shpreh se “fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe prokurorisë”, duke shtuar se ka dhënë dëshmi edhe pranë Byroja Kombëtare e Hetimit me iniciativën e tij.

Sipas tij, institucionet nuk kanë vullnet për të hetuar ngjarjen dhe çështja është lënë në dorë të strukturave lokale. Ai theksoi gjithashtu se nuk ka më fuqi për hakmarrje dhe se ka bashkëpunuar me drejtësinë vetëm sepse është thirrur nga gjykata.

Ndërkohë, procesi gjyqësor lidhet me kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive, ndërsa seanca e radhës është shtyrë për pas dy javësh.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit 2022 dhe deri më sot autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar për fatin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related