Gazetarja Rudina Muçaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se disa kohë më parë ka informuar publikun se ‘Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural’ nuk ka kryer vaksinën kundër brucelozës edhe pse kjo vaksinë ka kushtuar 1.7mln euro.
Si rrjedhojë, Anila Denaj, Ministre e Financës dhe e Kulturës ka bërë presion që do i shkarkojë motrën nga puna, madje ka guxuar aq shumë sa i ka kërkuar dorëheqjen në mes të një mbledhje prej gati dhjetra personash.
‘Dështimet e tua mos mi faturo mua, unë në këto vite kam mbyllur fabrika që prodhonin vaj ulliri të falsifikuar, kompani që tregtonin ujë me fekale, kam luftuar kundra kontrabandistëve që fusin kimikate bujqësore të rrezikshme. Ime motër do vazhdoj të bëj punën e saj, ndërsa ti do të më shërbesh mua me informacion sepse ta kërkon ligji të më japësh llogari për cdo gabim në atë ministri’ shkruan Muçaj ndër të tjera.
