Shpërthim me lëndë plasëse në Tirana, dëmtohet një biznes në rrugën “Xhanfize Keko”, policia në kërkim të autorit

Data

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tirana, duke shkaktuar dëme materiale në një biznes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko”, një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në një dyqan për shërbime interneti, në pronësi të shtetasit E. M.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e biznesit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e mundshme të këtij akti, ndërsa hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related