Një zjarr ka rënë në një apartament në kompleksin “Kika 1”, në zonën e Komunës së Parisit në Tirana, duke alarmuar banorët e pallatit.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një banesë në katin e gjashtë, ndërsa tymi dhe situata e krijuar kanë shkaktuar panik në zonë.
Banorët janë detyruar të dalin jashtë për siguri, ndërsa pritet ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në apartamente të tjera.
Ky është një rast i përsëritur në këtë kompleks, pasi edhe më parë janë raportuar incidente të ngjashme me zjarre në pallatet “Kika”.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa pritet një hetim për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
