Shpërthim i kontrolluar sot në rrugët lidhëse të Llogarasë

Data

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se sot, në orën 11:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë.

Sipas njoftimit zyrtar, shpërthimi do të realizohet rreth 1 kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës, me sasi të vogla eksplozivi dhe në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

ARRSH bën me dije se procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e qarkullimit, ndërsa thekson se punimet nuk do të pengojnë trafikun.

Institucioni u kërkon qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të punimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related