Shpërthen në flakë një makinë pranë digës së Liqenit Artificial të Tiranës, detajet e para

Data

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme pranë rrethrrotullimit te diga e Liqenit Artificial të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa tymi është parë nga distanca.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në automjet. Hetimet vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related