Pas zërave për ndarje nga Elgit Doda, Klea Huta thyen heshtjen dhe jep mesazhin e qartë

Data

Klea Huta ka reaguar për herë të parë pas aludimeve që qarkulluan në media dhe rrjete sociale se martesa e saj me këngëtarin Elgit Doda kishte marrë fund.

Moderatorja dhe artistja ka zgjedhur një mënyrë të thjeshtë, por domethënëse për t’u përgjigjur: një postim familjar në rrjetet sociale, ku shfaqet krah bashkëshortit dhe djalit të tyre, Krid, duke i uruar Elgit Dodës ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë”, shkruan Klea krahas fotos, duke i dhënë fund spekulimeve për një krizë apo ndarje në çift.

Prej javësh, çifti ishte në qendër të thashethemeve, të nxitura kryesisht nga fakti se të dy kishin hequr nga rrjetet sociale fotografitë së bashku, përfshirë edhe ato nga ceremonia e martesës. Gjatë kësaj kohe, as Klea dhe as Elgiti nuk reaguan publikisht, duke zgjedhur heshtjen.

Megjithatë, postimi i fundit i Klea Hutës shihet si një konfirmim i qartë se marrëdhënia e tyre vazhdon, duke mbyllur njëherë e mirë zërat për ndarje.

Klea Huta dhe Elgit Doda u martuan në qershor të vitit 2023, në një ceremoni të organizuar në jug të vendit, mes familjarëve dhe miqve të ngushtë. Festa e dasmës përkoi edhe me ditëlindjen e djalit të tyre, Krid, të cilën çifti e festoi buzë detit.

Çifti janë prindër të një djali dhe prej vitesh konsiderohen si një nga dyshet më të dashura të showbiz-it shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related