Në vitin 2022, në një show mediatik, Ministri i Brendshëm në atë kohë Bledi Çuci dhe drejtoresha e IKMT, Dallandyshe Bici njoftuan publikun e gjerë se një pallat gjigand, në një ndër zonat më të shtrenjta të Tiranës, ishte sekuestruar pasi kishte ndërtuar pa leje 2700 m2.
Aso kohe Blendi Cuci, nuk i njoftoi publikisht shqiptarët se ai Pallat në fakt ishte i një zyrtari të bashkisë së Tiranës. Pak ditë përpara se të bëhej publik ky skandal, në datën 9 shkurt, Arben Maloku ishte larguar dhe nga detyra e administratorit të njësisë Zallher.
Emisioni Plug në lidhje me procedurat e ndjekura nga IKMT nga KKT-ja, i është drejtuar me një kërkesë për informacion këtyre dy institucioneve.
Në përgjigjen e datës 9 prill 2024, Agjencia e Zhvillimit të Territorit sqaron se:
. Për sa i përket pyetjes suaj në lidhje me kriteret e vlerësimit të akteve të sjella nga IKMT dhe IMT për objektet e konfiskuara ju bëjmë me dije se bazuar në Kreun III “Përgjegjësitë dhe detyrat e agjencisë”, të VKM-së Nr. 725, datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, (i ndryshuar), nuk është në juridiksionin e institucionit tonë verifikimi i ligjshmërisë së akteve që depozitohen nga institucionet e tjera të cilat bashkërendojnë punën me AZHT-në po ashtu edhe dokumentacionit të depozituar nga subjektet zhvillues për aq kohë sa këto akte janë të lëshuara dhe konfirmuara nga institucionet kompetente në përputhje me legjislacionin në fuqi.
•Për sa i përket kushteve dhe kritereve të administrimit, shqyrtimit të dokumentacionit të aplikimit dhe më pas miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit, ky process bazohet në dispozitat ligjore të parashikuara në Ligjin 66/2023 “Për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes public apo strehimin social, si dhe zbutjen e pasojave sociale të shkaktuara” po ashtu dhe VKM -së Nr. 197 datë 03.04.2024 “Për miratimin e rregullave dhe të procedurave për pajisjen me leje zhvillimi, ndërtimi dhe certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara apo të transferuara në favor të shtetit me kontatë premtim shitje, me vlerë 1 euro”.
Pra, AZHT na konfirmon se aktet ligjore për evidentimin dhe konfiskimin e ndërtimeve pa leje janë sjellë nga Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit. Emisioni Plug, iu drejtua IKMT-s me një kërkesë për informacion në datën 20 mars 2024 për këto të dhëna:
1- Te gjitha propozimet e IKMT drejtuar KKT bazuar ne kete VKM.
2- Sa nga keto shkelje jane konstatuar nga institucioni juaj dhe sa nga IMT vendore.
3- Sa nga keto subjekte jane perserites te kesaj vepre penale.
4- Sa kallezime ka bere institucioni juaj per kete veper dhe per cilat subjekte.
Në datën 9 prill, IKMT përgjigjet si më posht vijon:
Lidhur me rolin e IKMT në fushën e veprimtarisë që rregullon VKM Nr. 589, datë 07.09.2022 “Për rregullat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi” parashtrojmë si më poshtë: IKMT referuar VKM-së Nr 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e inspektoratit kombëtar të mbrojtjes së territorit”, ndër të tjera, ka të sanksionuar si mision e fushë të veprimtarisë së saj ruajtjen dhe sigurinë e territorit dhe të ndërtimeve, ndërsa pjesë e sanksioneve të shkeljeve në këtë aspekt është parashikuar dhe konfiskimi, rol për të cilin ngarkohemi në reference të:
– Pikës 6 të VKM-së Nr. 589, datë 07.09.2022 “Për rregullat dhe për konfiskimin për interes public të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi, ku është sanksionuar se Procedura e konfiskimit për interes publik sipas këtij vendimi fillon me propozimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranë Këshillit Kombëtar të Territorit, në vijim të inspektimeve periodike të kryera kryesisht apo pas marrjes së njoftimit nga IMT-ja
– Ndërsa në pikën 8 të kësaj VKM-je sanksionohet seIKMT-ja përcjell dokumentacionin e parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi, pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e cila e administron në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dokumentacionin e sipërcituar dhe kryen përgatitjet për shqyrtimin e propozimit nga ana e KKT-së.
1.IKMT nga Muaji Shtator 2022 e në vijim ka konstatuar e dokumentuar 25 raste ndë rtimesh për qëllim fitimi të cilat tejkalojnë masën 2% të sipërfaqes totale me leje – të cilat janë përfshire në procedurat e konfiskimit sipas VKM Nr. 589, datë 07.09.2022, nga të cilat
24 raste janë punime në tejkalim të dokumentacionit të miratuar (leja e ndertimit)1 rast është objekt pa leje ndertimi dhe pa dokumentacion të miratuar nga organet kompetente. Për të cilat që në momentin e konstatimit, krahas aktit ku evidetohet konstatimi është nxjerrë dhe urdhëri i pezullimit të punimeve – duke ju komunikuar rregullisht subjektit ndërtues.
2. Për secilin prej këtyre rasteve, nga ana e IKMT janë mbajtur e hartuar proçesverbalet e konstatimit duke u pasqyruar gjendja e saktë e objektit të konstatuar, matjet, sipërfaqja e plotë dhe ajo në tejkalim të lejes së ndertimit si dhe përqindja e tejkalimit duke vijuar më pas me propozimin për konfiskim. Ndërsa nga ana e IMT-ve në atë periudhë nuk rezulton të ketë pasur propozim për inicimin e procesit të konfiskimit.
3. 3. 3. Lidhur me pikën 3, nuk kemi informacion lidhur me përsëritjen e vepres penale.4.
Lidhur me rastet e kallzimeve dhe fillimit të procedimit penal, evidetojmë se për rastet në fjalë nga ana e IKMT nuk është bërë kallëzim penal me shkrim, pasi veprimtaria e mësipërme për ekzekutimin e vendimeve të konfiskimit është kryer në bashkëveprim me Policinë e Shtetit dhe këto raste janë referuar në prokurori nga policia.
Gjithashtu IKMT u pyet nëse këto subjekte janë gjobitur dhe hequr licensa sipas parashikimeve ligjore.
Ligji Nr. 107/2014, ne nenin 52 pika 5 parashikon “Për shkeljet e kryera nga subjekti ndërtues, projektuesi, mbikëqyrësi dhe kolaudatori, strukturat e kontrollit paraqesin menjëherë kërkesën për heqjen e licencës. Autoritetet përkatëse janë të detyruar të marrin vendim për heqjen e licencës brenda pesë ditëve. Subjekti, të cilit i është hequr licenca, nuk mund të pajiset më me të njëjtën licencë për 5 vitet në vijim”. kerkesat per heqjen e licenses se subjekteve objekt i VKM 589.
