Shoqata Antikomuniste e Ish- të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në emër të kryetarit, kryesisë dhe të gjithë anëtarëve, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve për vdekjen e bashkëvuajtësit tonë, intelektualit, qëndrestarit, Mark Alia.
Marku lindi në fshatin Kryezi të Pukës. Ishte një ndër familjet më me emer dhe patriarkale te cilat kane vuajtur persekutimin dhe burgosjen politike nen shenjestren e vazhdushme te makinerise se sigurimit te shtetit.
Familja Mark Alise ka kontribuar në hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin e tij, në vitin 1934, duke dërguar atje si nxënëse te parë vajzë, të bijën, për t’u bërë shembull për të tjerët.
17 vjeç e arrestuan, në procesin farsë gjyqesor të sajuar ndaj tij nga aparati i hetuesis, Marku as nuk e kuptoi sesa vjet u dënua. Do e kuptonte gjatë kohës që i vuajti ato vite, kur provoi punën e rëndë gjate vuajtjes se denimit.
U arrestua në korrik 1977. Më 17 janar 1978, Gjykata e Rrethit të Pukës e deklaroi fajtor me akuzen e “agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. Dënimin e kreu në burgun e Ballshit, u lirua ne vitin 1984.
I paharruar kujtimi i tij!
Varrimi nesër, datë 23 nëntor 2023 ora 11:00, në Mamurras-Kurbin
