Shofer i dehur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës në Durrës, 44-vjeçari rezultoi me 1.4 mg/l alkool

Data

Një tjetër incident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e ish-kënetës në Durrës, vetëm pak javë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë.

Policia e Shtetit arrestoi 44-vjeçarin Rezart Abazaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas policisë, patrulla i ishte vënë në ndjekje pas sinjalizimeve nga banorët se një automjet po lëvizte me shpejtësi të lartë në zonë. Gjatë tentativës për ta ndaluar, shoferi u përplas me automjetin e policisë.

Pas testit të alkoolit, Abazaj rezultoi me nivel 1.4 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa burime policore bëjnë me dije se ai është përsëritës për shkelje të tilla.

Ngjarja riktheu vëmendjen tek aksidenti tragjik i 3 majit në lagjen nr.15 të Durrësit, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, në gjendje të dehur, humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi tre fëmijë që po luanin pranë trotuarit.

Si pasojë e atij aksidenti humbën jetën dy të mitur, 12-vjeçari E.M. dhe 10-vjeçari K.N., ndërsa një tjetër fëmijë 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Sipas raportimeve, Radaçi ishte denoncuar më herët nga banorët për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe ishte gjobitur disa herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related