“6 vite nga shembja e Teatrit Kombëtar”, Këlliçi akuzon Ramën dhe Veliajn: E rrëzuan natën me dhunë dhe makineri

Data

Deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale në përvjetorin e shembjes së Teatri Kombëtar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryebashkiakun Erion Veliaj për atë që ai e cilësoi si “barbari ndaj trashëgimisë dhe identitetit të qytetit”.

Në reagimin e tij, Këlliçi kujtoi se më 17 maj, gjashtë vite më parë, godina e Teatrit Kombëtar u shemb gjatë natës me ndërhyrjen e forcave speciale dhe mjeteve të rënda.

“Sot 6 vite më parë, në errësirë e në pabesi, Edi Rama dhe Erion Veliaj shembën Teatrin Kombëtar me makineri e forca speciale, vunë në rrezik jetën e artistëve dhe aktivistëve që ndodheshin brenda dhe ushtruan dhunë ndaj protestuesve”, shkroi ai.

Sipas deputetit demokrat, mbrojtësit e Teatrit Kombëtar ishin “diga e fundit” kundër betonizimit të Tiranës dhe përfaqësonin rezistencën ndaj interesave të biznesit dhe pushtetit.

Këlliçi theksoi se ka qenë pranë protestuesve që nga dita e parë dhe vlerësoi qëndrimin e tyre si një betejë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të qytetit.

“Ata që nuk u shitën dhe nuk bënë kompromis me të keqen, fituan moralisht. Sot kanë respektin dhe vlerësimin e qytetarëve”, u shpreh ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related