Autoritetet në Kinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër mashtrimeve në telekomunikacion dhe krimeve kibernetike, duke arrestuar 276 persona të dyshuar.
Lajmi u raportua nga transmetuesi shtetëror kinez CCTV, i cili bëri të ditur se operacioni kishte në shënjestër banda mashtruese që vepronin në Dubai.
Sipas raportit, operacioni ishte i pari i këtij lloji mes tri vendeve dhe çoi në shkatërrimin e nëntë qendrave të mashtrimit.
Hetimet tregojnë se viktimat mashtronin përmes skemave të investimeve të rreme në kriptovaluta, ku u premtoheshin fitime të mëdha financiare.
“Policia kineze do të thellojë bashkëpunimin pragmatik me më shumë vende në luftën kundër mashtrimit në telekomunikacion”, thuhet në deklaratën e cituar nga Ministria e Sigurisë Publike e Kinës.
Në vitet e fundit, Kina ka intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër mashtrimeve kibernetike dhe krimit financiar, duke punuar edhe me Birmani për ekstradimin e personave të dyshuar të përfshirë në rrjete ndërkombëtare mashtrimi.
