Shkëlzen Berisha “koka” e tragjedisë së “Gërdecit”, ja si u përfshi në trafik armësh me mafien amerikan dhe çuan…

Data

Ngjarja tragjike e Gërdecit, ku në 15 mars të vitit 2008 mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, është një nga momentet më të errëta në historinë e Shqipërisë, e cila zbuloi një skandal të gjerë të trafikimit të armëve që lidhi emra të njohur politikë me krimin e organizuar. Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i dyshuar si “koka” e kësaj tragjedie, është në qendër të akuzave për përfshirje në trafikimin e armëve me mafien amerikane, duke çuar municionet e ushtrisë shqiptare në vende si Afganistani dhe Ruanda.

Analisti Kastriot Aliaj gjatë një reagimi të gjatë për gazetën ndriçon këto krime llahtarshme dhe përgjegjësitë e Sali Berishës për shkatërrimin politik dhe ekonomik të vendit, duke e bërë të domosdoshme një hetim të thellë mbi veprimet e familjes Berisha dhe ndikimin e tyre në fatet e Shqipërisë. Kjo situatë shtron pyetje të rëndësishme mbi korrupsionin dhe lidhjet midis politikës dhe krimit, duke kërkuar një reflektim të thellë mbi të ardhmen e vendit.

Ja reagimi i plotë i analistit Kastriot Aliaj për gazetën 

Shqiptarët në vend të transformimeve demokratike, ranë pre e anarkisë total

Kush ka dhënë llogari për davaritjen e pasurive kombëtare? Kjo pyetje sugjestive por me peshë në ndërgjegjen e çdo shqiptari, nuk i ka shqetësuar kurrë oligarkët e drejtimit të shtetit të deritanishëm, që janë përgjegjësit kryesorë në davaritjen e pasurive kombëtare. Në historinë e kësaj epoke tragji-komike, asnjëherë nuk u analizua shkatërrimi i pasurisë, vjedhjet, abuzimet, përvetësimi i pronave të jashtëligjshme me dokumente fallso, të mbuluara me mister nga mafia politike. Rënia e murit të Berlinit hapi një epokë të re, në të gjitha vendet lindore të regjimeve komuniste, për transformime të mëdha në rrugën e demokratizimit të tyre. Por në se ato filluan transformimet demokratike, shqiptarëve u ngriu buzëqeshja në buzë, nga që në drejtimin e partive dhe të shtetit u vunë mbetjet e “teknologjisë”, komuniste.

Shqiptarët në vend të transformimeve demokratike, ranë pre e anarkisë totale, që solli si pasojë tragjeditë e humbjeve njerëzore dhe atyre materiale, aq sa nuk kishin ndodhur në epokën e monizmit. Demagogjia e mashtrimit dhe gënjeshtrës me çeqet e bardha, me parullat ne qeverisim bota na ndihmon, i çoj politikanët e mbetur nga komunizmi me bandat rrotull tyre, në shkatërrimin e 600 ndërmarrjeve ekonomike, në hapjen e firmave piramidale  për të fituar pa punuar, që solli grabitjen e parave të derdhura në to, krijuan situata skandaloze që ndikuan jo pak tek shqiptarët, që ëndërronin për një jetë më të mirë. Duke parë cunamin e humbjeve të parave në firmat piramidale, që shkonin me makina zuk në bodrumet e PD, ish. komunalja e Tiranës, duke hyrë në xhepat e banditëve, biznesmenëve dhe tek oligarkët e mafies politike, BB i jep urdhër Sali Berishës për të mbyllur firmat piramidale. Por Saliu me cinizmin, megalomaninë dhe mos respektimin e institucioneve ndërkombëtare, del në TV e atëhershëm Vefa dhe me mospërfillje, i kthen përgjigje BB se parat e shqiptarëve janë të pastra.

Kjo përgjigje e një drejtuesi fodull e arrogant, mos njohës i  ligjeve dhe rregullave të demokracisë, solli për pasojë dramën e madhe të tragjedisë me 1997, e cila bëri të bjerë shteti duke mos mbetur asnjë institucion në këmbë. Kjo gjendje katastrofike krijoj kushtet për lindjen e krimit të organizuar, korrupsionit dhe hajdutërisë, që po i vuajmë edhe sot e kësaj dite. Pa pikë turpi sot këta oligarkë, që kanë drejtuar shtetin deri tani, duke filluar nga “non grata” në majë të ballkonit, që mban leksione kundër drejtësisë dhe aleatëve strategjikë, nuk do të dijë se sa krime shtetërore, politike dhe ekonomike ka lënë pas pa u gjykuar. Pas tij vjen Ilir “floriri”, që po luan rrolin e të çmendurit, me ngjitjet e tij nëpër male, me larjet në lumenj e liqene, duke folur me humorin qesëndisës, se nuk ka si malet tona të larta e ujërat tona të pastra.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related