Shkarkohet nga puna zyrtari i USAID-it, zbulohet arsyeja.

Data

Shefi i mbikëqyrjes së agjencisë amerikane të ndihmës ndërkombëtare USAID, raportohet se është shkarkuar nga qeveria amerikane menjëherë pas publikimit të një raporti mbi pasojat e shpërbërjes së saj. Sipas Washington Post, Paul Martin, inspektor i përgjithshëm për USAID-in, mori një e-mail nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të martën duke e informuar atë se “në emër të Presidentit Donald Trump, roli juaj si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar po ndërpritet, duke hyrë në fuqi menjëherë”.

Ky vendim erdhi një ditë pasi zyra e tij publikuan një raport për pasojat e shpërbërjes së USAID-it, i cili u vendos nga Donald Trump, dhe pasi presidenti amerikan shkarkoi më shumë se dhjetë inspektorë të përgjithshëm të organizatave të ndryshme pasi mori detyrën në fund të janarit. Qeveria amerikane synon të pushojë nga puna pothuajse 90% të rreth 10,000 punonjësve të kësaj agjencie, por gjyqësori aktualisht ka pezulluar planin për largimin e tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related