Berisha: U bënë 300 ditë që Edi Rama dhe maf** ndërkombëtare urdhëruan Skapistët të vendosnin ‘arrestin në shtëpi’…

Data

Në ditën e 300-të të tubimit të përnatshëm në “Rrugën e Shpresës,” lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh dje me mirënjohje të thellë për mbështetësit që çdo natë i bashkohen kauzës së tij për liri dhe drejtësi. Berisha vlerësoi përkushtimin e tyre si “misionarë të kauzës së drejtë të lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, duke theksuar se në këtë rrugë janë bërë bashkë zërat e fjalës së lirë për të nxjerrë në dritë të vërtetat e asaj që ai e quajti “narkodiktaturë” të Edi Ramës. “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme se kurrë ndaj jush, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt, oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që u përcjellin shqiptarëve çdo natë të vërtetat e narkodiktaturës, por edhe mesazhet e shpresës, frymëzimit dhe fitores. Të dashur miq! Sot u bënë 300 ditë që Edi Rama urdhëroi parlamentin dhe mercenarët e tij të Skapit, të vendosin arrestin tim në shtëpi, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë shkelje ligji, po vetëm e vetëm si kundërshtar politik që i tmerron ata dhe mafien ndërkombëtare. Mafia ndërkombëtare, diplomatë të korruptuar që bënë grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare, vetëm e vetëm që të gjitha pushtetet ti kishte narkodiktatori, vegël e shpifur e tyre, Edi Rama dhe që po me këtë skenar, kërkuan publikisht persekutimin e Sali Berishës sikur Shqipëria të mos ishte një vend sovran, partner, anëtar i NATO-s, por thjeshtë një vend vasal për ta trajtuar atë si një koloni.

Por miqtë e mi, Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare që shpalli ‘non grata’ Sali Berishën vetëm e vetëm se mbrojti interesin kombëtar, e bënë atë në mënyrë të panevojshme, më krenar për qëndrimet e tij, më shumë se kurrë. Ata bënë gjithçka me Edi Ramën për ta arkivuar Sali Berishën në banesën e harresës, madje shkuan gjer aty sa tu tregojnë atyre që përmbysën diktaturën më staliniste të Europës, barin që u tregonte Enver Hoxha, por me të gjitha këto dështuan në turpin e tyre të thellë”, deklaroi Berisha dje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related