Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në zonën e Balldren, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, çka lë të kuptohet për një sulm të drejtpërdrejtë.
Forcat e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje të mëtejshme mbi incidentin, si dhe identitetin e viktimave.
Ndërkohë, zona është duke u kontrolluar për të siguruar prova dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.
Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar në vijim, ndërsa hetimet janë në fazat e para.
