Shkarkohen në heshtje drejtori i OST-së dhe shoqërisë “AlbGaz”

Data

Skerdi Drenova nuk do të mbajë më postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale lajmëron emërimin e Elision Bicit në krye të OST-së.

Balluku falenderon Skerdi Drenovën, teksa bën me dije se ky i fundit do të marrë postin e drejtorit tek “Albgaz” sh.a. e cila është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

Në këtë post, Drenova do të zëvendësojë Arbër Avramin. Burime bëjnë me dije se ky i fundit është larguar nga drejtimi shoqërisë “Albgaz” që prej muajit nëntor, pas skandalit të babait të tij, i cili u akuzua për pastrim parash dhe iu sekuestrua kompania “Europa Bilding”.

Kujtojmë që Skerdi Drenova u emërua administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në janar të vitit 2019.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related