Reshjet e dendura të shiut që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe disa zona të tjera të Maqedonisë së Veriut shkaktuan përmbytje lokale dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.
Si pasojë e intensitetit të reshjeve, disa rrugë u mbuluan nga uji, ndërsa në disa komuna u raportuan probleme në funksionimin e sistemit të kanalizimeve dhe në lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe gjatë orëve në vijim, me mundësi për reshje të tjera intensive në disa rajone të vendit.
