Shifrat nuk përputhen/ SPAK përgënjeshtron Ramën: Jo 30 mln, por 90 mln lekë në hetim për UBT-në

Data

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ku dukshëm ka nxjerrë bllof dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama bërë paradite mbi këtë çështje. Rama shkruante në një postim në platformën “X” se nesër në orën 09:00, grupi i parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallakun.

Ai tha se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një “keqkuptim” të madh.

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkrunte Rama sot në platformën “X”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related