Shifrat e primareve të PD, mbi 50 mijë votues, ja kur shpallen rezultatet finale

Data

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për Primaret 2025 për Kuvendin e 11 Majit u organizua me sukses më 1 mars, duke theksuar se votimi u zhvillua në të gjitha degët e PD, duke filluar në orën 8:00 dhe duke përfunduar në orën 18:00 në shumicën e Qendrave të Votimit.

Në disa Qendra, votimi vazhdoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë sipas njoftimit.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues, sipas të dhënave paraprake të marra në formë elektronike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related