“Barinjtë” e zjarreve/ A po i vihet flaka kodrinave për të ndërtuar vila e pallate?

Data

Zjarret në pyje janë një dukuri e zakonshme gjatë verës, kudo në botë (ku ka pyje masive) të ndikuara nga nxehtësia, por edhe kur era e fortë favorizon përhapjen.

Në Shqipëri, dekadat e fundit, ato kanë qenë më të shpeshta, edhe për një arsye tjetër, përveç fatkeqësisë natyrore, për hapjen e kullotave, duke sakrifikuar sipërfaqe të tëra pyjore për interesa të ngushta përfitimi personale.

Ngrohja globale është një tjetër faktor. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës tregojnë se temperaturat mesatare vjetore në vitin e fundit shënuan rritje +1.8 Gradë Celsius. Temperaturat e nxehta shkaktojnë zjarre, të cilat shkretojnë vegjetacionin.

Se kur do të bjerë zjarri, do të vijë nga dora e njeriut apo nga natyra, kjo mbetet një e panjohur e madhe, duke qenë e vështirë të parashikohet se kur mund të materializohet apo të parandalohet tërësisht. Por ajo që njohim në ekuacionin e përhapjes së zjarrit janë masat që duhen marrë për ta fikur sa më shpejt atë.

Rastet e fundit, tregojnë se kjo ndryshore nuk po gjendet. Në Shëngjin, burime nga terreni thanë se vatrat e zjarrit u lanë për gati tri ditë. Reagimi ishte i ngadaltë, teksa fillimisht zjarret kishin përhapje në mal pak larg. Zjarrfikëset ishin të pakoordinuara dhe në pjesën më të madhe funksionon me “mik”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related