Sherri për mandatin e deputetit/ “Shqipëria Bëhet” letër KQZ: Mandati i fituar në qarkun Tiranë të shpërndahet sipas

Data

Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt i është drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku i kërkon pavlefshmërinë e revokimeve të dorëheqjeve nga mandati i deputetit, të kandidatëve që ndodheshin në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.

Kjo kërkesë e Lapajt bazohet në arsyetimin që kandidatët e listës së mbyllur në Qarkun Tiranë dhanë dorëheqjen më 11 maj, para procesit të votimit dhe numërimit të votave, dhe kjo dorëheqje, sipas avokatit, është dorëheqje nga kandidimi, jo nga mandati, pasi mandati në këtë fazë nuk ekziston ende dhe nuk mund të heqësh dorë nga një ngjarje e së ardhmes.

“Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,- theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related