“Nuk duhet të ishit fare këtu”/ Zëdhënësja e Trump përplaset ashpër me gazetarin pas vrasjes në SHBA

Data

Një incident i tensionuar është regjistruar në Shtëpinë e Bardhë gjatë një konference për shtyp të zëdhënëses së presidentit amerikan, Karoline Leavitt. Ajo u përplas verbalisht me një gazetar britanik, pasi ky i fundit e cilësoi si “të pamenduar dhe të pabazë” vrasjen e një gruaje 37-vjeçare nga një agjent i emigracionit amerikan (ICE).

Gazetari ngriti pikëpyetje mbi përdorimin e forcës nga agjenti federal, duke sugjeruar se veprimi ishte i pajustifikuar. Kjo pyetje shkaktoi reagim të ashpër nga Leavitt, e cila e ndërpreu dhe e quajti gazetarin “një sharlatan të majtë”, duke i thënë se nuk po sillej si gazetar, por si aktivist politik.

“Ju nuk jeni gazetar. Ju dhe të tjerë si ju, me këtë njëanshmëri, nuk duhet të ishit fare këtu”, u shpreh ajo, duke akuzuar median për shtrembërim të fakteve dhe sulm të qëllimshëm ndaj administratës Trump.

Vrasja e 37-vjeçares, e ndodhur më 7 janar 2026 gjatë një operacioni federal, ka shkaktuar protesta dhe debate të forta në SHBA mbi përdorimin e armëve nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Familja e viktimës ka kërkuar hetim të plotë dhe transparencë, ndërsa autoritetet federale pretendojnë se agjenti ka vepruar në vetëmbrojtje.

Përplasja në konferencë ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes raportet e tensionuara mes administratës Trump dhe mediave kritike, si dhe debatin kombëtar mbi dhunën policore dhe përgjegjshmërinë institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related