Sherr adoleshentësh i nisur në rrjetet sociale përfundon në plagosje të rëndë me thikë në Durrës

Data

Një konflikt që dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale mes adoleshentëve përfundoi në sherr masiv mes dy grupeve, për pasojë u plagos me thikë një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Laguna e Karavastasë” në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku pas zënkës në rrjetet sociale adoleshentët kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar.

Mësohet se dy adoleshentët kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta. Gjatë konfliktit 14-vjeçari me inicialet M.K., qëlloi 4 herë me thikë 15-vjeçarin, duke e plagosur rëndë. Autori i dyshuar u vu në pranga nga Policia e Durrësit, ndërsa bëhet me dije se 15-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë.

14-vjeçari me inicialet M.K. akuzohet për “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related