Protesta e gjashtë qytetare para Kryeministrisë, organizatorët paraqesin pesë kërkesa për qeverinë

Data

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pritet të jetë sërish sot qendra e një proteste qytetare, ndërsa organizatorët kanë njoftuar vijimin e mobilizimit kundër projektit të debatueshëm të Zvërnecit dhe një sërë politikash të qeverisë.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00 përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë nga zona të ndryshme të vendit pritet të marrin pjesë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimmarrjeve që, sipas tyre, prekin interesin publik dhe pasuritë kombëtare.

Kjo është protesta e gjashtë radhazi që zhvillohet në kryeqytet, pas disa ditësh mobilizimi të vazhdueshëm në bulevardin kryesor të Tiranës. Gjatë protestave të mëparshme, pjesëmarrësit kanë përdorur pankarta, thirrje dhe marshime për të paraqitur qëndrimet e tyre.

Organizatorët kanë deklaruar se lëvizja do të vijojë deri në adresimin e kërkesave të paraqitura ndaj institucioneve shtetërore. Ndër kërkesat kryesore të prezantuara nga “Lëvizja e Re Qytetare” janë dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimi i Paketës së Maleve, ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe ndryshimeve që lidhen me trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur masa të posaçme për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe zhvillim paqësor të tubimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related