Lëviznin me makinë të vj*dhur, arrestohen 2 shqiptarët. Dyshohen si pjesë e një grupi ‘skifterësh

Data

Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për krime ndaj pronës dhe që dyshoheshin si pjesë e një grupi “skifterësh”, janë kapur nga policia italiane në Bolzano një ditë më parë.

Të ndaluarit janë një 48-vjeçar me precedentë, i ndaluar për të hyrë në Itali për 5 vite, por që ishte rikthyer dhe një 40-vjeçar që sapo kishte hyrë në vend.

Karabinierët vunë re gjatë patrullimit të zakonshëm në rrugët e qendrës historike, në Via Cesare Battisti, një makinë që lëvizte në mënyrë të dyshimtë me shpejtësi të madhe.

Patrulla vendosi ta ndalonte për një kontroll më të plotë. Nga kontrolli fillestar në bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, policia ka mundur të konstatojë se automjeti “Ford Fiesta” ishte vjedhur një ditë më parë, në Appiano sulla Strada del Vino.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related