Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pritur sërish në Beograd një mik të vjetër të tij, Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump. Vetëm një ditë pas këtij takimi, Vuçiç njoftoi se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur të shtyjnë për dy muaj futjen në fuqi të sanksioneve ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS). Ky zhvillim ka ngjallur aludime mes ekspertëve se shtyrja e sanksioneve mund të mos jetë thjesht një rastësi.
Edhe pse zyrtarisht u tha se takimi me Trump Jr. kishte karakter ekonomik dhe nuk kishte lidhje me politikën e Uashingtonit, për shumë analistë, fakti që lajmi për shtyrjen e sanksioneve erdhi menjëherë pas darkës me djalin e ish-presidentit amerikan, nxit dyshime për një ndikim të mundshëm prapa skenave.
