Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka sanksionuar zyrtarisht gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, në kuadër të Aktit Global Magnitsky, duke e akuzuar për autorizimin e “ndalimeve të padrejta parandaluese” dhe shtypjen e lirisë së shprehjes—përfshirë urdhërat gjyqësorë për të censuruar rrjetet sociale dhe për të sulmuar kritikët. Këto sanksione u shpallën më 30 korrik 2025, dhe u miratuan sipas Urdhrit Ekzekutiv 13818, i cili zbaton kornizën e të drejtave të njeriut të Aktit Magnitsky.
Ne nje postim te Sekretari Rubio shkruan: “Qeveria e SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, sipas programit të sanksioneve Global Magnitsky, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Le të jetë kjo një paralajmërim për ata që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve të tyre – manteli gjyqësor nuk mund t’ju mbrojë”.
