Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”/ Policia apelon: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan–Elbasan

Data

Qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën juglindore të vendit vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në segmentin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, në dalje të qytetit të Librazhdit.

Sipas të dhënave zyrtare, kalimi i mjeteve në këtë segment rrugor mbetet i pamundur, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore janë të pranishme në terren që prej orës 12:00 për menaxhimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve.

Policia bën me dije se drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës apo rretheve të tjera duhet të përdorin akset alternative, konkretisht itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh – Elbasan, deri në hapjen e plotë të rrugës së bllokuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e rrugëve, deri në normalizimin e plotë të situatës në aksin Librazhd–Prrenjas.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related