SHBA njofton tërheqje të pjesshme të stafit nga ambasadat në Izrael

Data

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar largimin e pjesshëm të stafit dhe familjarëve të tyre nga ambasadat në Izrael, në sfondin e rritjes së tensioneve me Iranin.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një “largim të izoluar”, pa dhënë detaje konkrete mbi nivelin e rrezikut apo një konflikt të mundshëm. Disa ditë më parë, SHBA kërkoi gjithashtu largimin e një pjese të personelit nga ambasada në Bejrut.

Tensionet në rajon janë shtuar pas deklaratave nga Irani, i cili ka paralajmëruar se do të godasë baza amerikane nëse sulmohet. Një përshkallëzim i mundshëm mund të përfshijë edhe Izraelin në një konfrontim më të gjerë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ndërkohë, disa vende të tjera kanë nisur evakuimin e familjarëve të stafit diplomatik ose kanë këshilluar qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet në Iran dhe zona të tjera të Lindjes së Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related