SHBA kërkon më shumë angazhim nga aleatët, NATO drejt rritjes së forcave ajrore dhe detare europiane

Data

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar aleatëve europianë të NATO-s dhe Kanadasë të rrisin kapacitetet e tyre ushtarake në ajër dhe në det, ndërsa Uashingtoni po redukton gradualisht kontributin e vet në disa struktura të Aleancës.

Deklarata u bë nga gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, i cili theksoi se vendet aleate duhet të shtojnë numrin e avionëve, dronëve dhe mjeteve detare që vihen në dispozicion të planeve mbrojtëse të NATO-s.

Sipas tij, avionët me dhe pa pilot, si edhe forcat detare, janë dy sektorët ku Evropa dhe Kanadaja mund të veprojnë menjëherë për të mbuluar boshllëqet që do të krijohen nga reduktimi i pranisë amerikane në kuadër të Modelit të Forcës së NATO-s.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht që vendet europiane të marrin më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit dhe të rrisin investimet në fushën e sigurisë.

Muajin e kaluar, SHBA informoi aleatët për vendimin e saj për të zvogëluar kontributin në Modelin e Forcës së NATO-s, mekanizëm që parashikon aktivizimin e forcave të gatshme në rast krizash apo kërcënimesh ndaj Aleancës.

Deklarata e Grynkewich konsiderohet si sinjali i parë publik që tregon se reduktimi amerikan do të fokusohet fillimisht në komponentët ajrorë dhe detarë, duke shtyrë aleatët europianë të marrin një rol më të madh në sigurinë kolektive të NATO-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related