Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe nisin marshimin drejt institucioneve

Data

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur pasditen e kësaj të mërkure në Sheshin “Skënderbej”, duke shënuar ditën e katërt radhazi të protestave kundër projektit të investimit në Zvërnec.

Pjesëmarrësit janë shfaqur me pankarta dhe simbole të ndryshme, ndërsa një pjesë e tyre mbanin në duar flamingo kartoni, të kthyer tashmë në simbol të mbrojtjes së ekosistemit të zonës së Nartës dhe Zvërnecit.

Sipas organizatorëve, protesta synon të kundërshtojë projektet që prekin zonat e mbrojtura dhe të kërkojë më shumë transparencë lidhur me zhvillimet në Zvërnec dhe Sazan.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë thirrjet e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe dëgjimin e kërkesave qytetare.

Tubimi zhvillohet në një klimë të qetë, ndërsa forcat e policisë kanë marrë masa për mbarëvajtjen e marshimit dhe garantimin e rendit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related