“SHBA ka ngrirë marrëveshjen për Sazanin”, Ngjela: Pas injorimit nga JD Vance dhe Rubio, Rama duhet të dorëhiqet

Data

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se marrëveshja për ishullin e Sazanit është shtyrë nga pala amerikane, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal të fortë politik ndaj qeverisë shqiptare.

Sipas Ngjelës, marrëveshja e promovuar nga Jared Kushner është bllokuar pas refuzimit të vazhdueshëm të kontakteve zyrtare mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio kanë refuzuar ta takojnë Ramën në dy samite ndërkombëtare, duke e izoluar politikisht kryeministrin shqiptar.

Sipas tij, situata rëndohet edhe më tej nga:

  • mungesa e një urimi zyrtar nga SHBA për zgjedhjet e 11 majit 2025,
  • mungesa e çdo kontakti diplomatik nga Ambasada Amerikane në Tiranë,
  • bllokimi total i kanaleve të komunikimit me administratën amerikane.

“Ky është informacioni. Tani, çfarë duhet të bëjë Edi Rama? Në një situatë të tillë, është normale dhe e domosdoshme që ai të japë dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Kuptohet qartë se Rama ka luajtur politikisht kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Ngjela.

Ai thekson se ngrirja e marrëveshjes për Sazanin është një pasojë direkte e këtij raporti të dëmtuar me SHBA-në dhe se përgjegjësia politike bie drejtpërdrejt mbi kreun e qeverisë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related