Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për tre të pandehurit e procedimit penal të vitit 2023, lidhur me prodhimin dhe shitjen e narkotikëve.
Redian (Refik) Doda dhe Fabi Isaku u dënuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, ndërsa Zabit (Artur) Fisniku u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe u urdhërua lirimi i tij i menjëhershëm.
Vendimet e GJKKO-së
Redian (Refik) Doda – 5 vite e 4 muaj burg
- Dënim fillestar: 8 vite burg
- Ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar: 5 vite e 4 muaj
- U shpall i pafajshëm për:
- “Pastrimi i parave” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
- “Grupi i strukturuar kriminal”
- Dënimin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Fabi Isaku – 4 vite e 8 muaj burg
- Dënim fillestar: 7 vite burg
- Ulje me 1/3: 4 vite e 8 muaj
- U shpall i pafajshëm për akuzën “Grupi i strukturuar kriminal”
- Dënimin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Zabit (Artur) Fisniku – i pafajshëm
Gjykata e shpalli të pafajshëm për:
- Tre episode të akuzuara për “Trafikim të narkotikëve”
- Pjesëmarrje në “Grup të strukturuar kriminal”
Në vendim thuhet se nuk u provua që ai ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej.
GJKKO urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi, përveçse nëse mbahet për një çështje tjetër.
Detaje të tjera të vendimit
- Të gjitha shpenzimet procedurale dhe gjyqësore u ngarkohen dy të pandehurve të dënuar.
- Palët kanë 15 ditë afat për të bërë ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
