Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si politikanin me emrin më të dëmtuar në Europë dhe duke e krahasuar drejtpërdrejt me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.
Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, pas shtyrjes së seancës plenare për Bordin e Paqes, Berisha theksoi se Partia Demokratike ka mbajtur gjithmonë një qëndrim të palëkundur në çështjet e sigurisë, duke votuar në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, ndryshe nga PD, qeveria aktuale ka mbajtur qëndrime që bien ndesh me interesat strategjike të SHBA-ve dhe të Kosovës, ndërsa opozita do të vijojë ta mbështesë çdo iniciativë që lidhet me sigurinë kombëtare dhe aleancën me amerikanët.
