Bitcoin vazhdon rritjen pas zgjedhjes së Trump, arrin në 80 mijë dollarë

Data

Bitcoin, i cili ka vazhduar të rritet që nga zgjedhja e Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me perspektivën e relaksimit rregullator të kriptomonedhave, tejkaloi 80 000 dollarë të dielën për herë të parë në historinë e tij

Monedha e parë digjitale sipas kapitalizimit e kapërceu këtë prag rreth orës 12:00 GMT për të arritur vlerën maksimale prej 80 116 dollarësh, përpara se të binte lehtë.

Ajo arriti në 75 000 dollarë të enjten, duke tejkaluar rekordin e tij nga marsi i kaluar, i cili ishte 73 797 dollarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related