Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se Irani ka të drejtë të pasurojë uranium për përdorime paqësore, duke kundërshtuar presionin e shtuar të Shteteve të Bashkuara ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor.
Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Lavrov u shpreh se Irani, si çdo shtet pjesë e Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, gëzon të drejtën për të zhvilluar pasurimin e uraniumit për qëllime civile dhe energjetike.
“Ne do të mbështesim çdo vendim që do të pranohet nga vetë palët negociuese, në këtë rast Shtetet e Bashkuara dhe Republika Islamike e Iranit”, deklaroi Lavrov.
Ai theksoi se Rusia nuk synon të ndërhyjë drejtpërdrejt në negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit, por mbështet një zgjidhje diplomatike të pranuar nga të dyja palët.
Deklaratat e Lavrov vijnë në një moment tensionesh të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor iranian, ndërsa administrata amerikane kërkon kufizime më të forta dhe pezullim të aktiviteteve të pasurimit të uraniumit nga Teherani.
