Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi ndaj një burri në Korçë, i cili është goditur më sende të forta nga dy persona, pas një konflikti për motive të dobëta.
Dyshohet se këta shtetas, të cilët janë vëllezër, kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve, vëllezërit kanë shkuar në banesën e shtetasit me iniciale S.S dhe pas një ballafaqimi e kanë goditur dhe i kanë thyer xhamat e makinës së parkuar në shtëpinë e këtij shtetasi.
Sakaq, i plagosuri për shkak të dëmtimeve që ka marrë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet në sallën e reanimacionit.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
