“Sëmuret njëri, teshtin tjetri”/ Kalaja shpërthen: Rama dhe Balluku të lidhur, Kushtetuesja po përdoret politikisht

Data

Analisti Aulon Kalaja ka hedhur akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë, duke deklaruar se zvarritja e vendimit për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku është provë e qartë e kapjes politike të drejtësisë.

Duke komentuar faktin që Gjykata Kushtetuese ka qëndruar e ngujuar për mbi 10 orë pa marrë një vendim, Kalaja u shpreh se kjo situatë tregon dobësi ekstreme institucionale dhe mungesë integriteti te gjyqtarët.

“Sot kemi një Gjykatë Kushtetuese më të dobët se ajo që kemi pasur më parë. Ka njerëz pa integritet dhe është shumë e rrezikshme t’u lësh fatet e Shqipërisë në dorë”, deklaroi Kalaja.

Sipas tij, zvarritja nuk është rastësore, por një skenar i qëllimshëm politik, ku Kushtetuesja po përdoret si një aneks i Kryeministrisë në përplasjen mes Edi Ramës dhe SPAK.

“Kjo është një zvarritje e pastër. Gjykata Kushtetuese po përdoret politikisht si mburojë e kryeministrit. Rama dhe Balluku janë të lidhur. Janë si vëllezër siamez: sëmuret njëri, teshtin tjetri”, u shpreh ai.

Kalaja theksoi se ndaj Ballukut po ndiqet një trajtim krejtësisht i ndryshëm nga rastet e tjera, duke paralajmëruar një përplasje të hapur mes politikës dhe drejtësisë.

“Në këtë çështje na është thënë hapur që për Ballukun po ndiqet një rrugë tjetër. Kjo tregon qartë se drejtësia po deformohet për interesa politike”, tha ai.

Në përfundim, Kalaja shprehu mungesë totale besimi te vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se vendimi që pritet të merret do të jetë në favor të kryeministrit.

“Nga kjo Gjykatë Kushtetuese nuk pres drejtësi. Në gjykimin tim, vendimi do të jetë pro Edi Ramës”, përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related