Pandeli Majko, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka deklaruar se propozimet e opozitës në lidhje me votën e diasporës vendosin një precedent të rrezikshëm.
Majko: Shoh si problem kërkesën e fundit të opozitës që kërkon ndryshimin e rregullave të lojës.
Dy palët kemi rënë dakord që votimi me dokumente të huaja të vlerësohet nga Komisioni Rregullator.
Kjo më mban një erë që nuk dua t’ia them emrit. Nëse do të lëmë në dorë të Komisionit rregullator, do të ishte e papërgjegjshëm.
