Sekretari i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laskaj merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Trump

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, avokati dhe aktivisti Elton Laska ka marrë pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e inagurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Zoti e bekoftë Amerikën!” – shkruan shkurtimisht Laskaj, krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” thotë se ata besojmë se marrëdhënia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është thelbësore për forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e sigurisë kombëtare.

Pjesëmarrja në këtë event shënon një angazhim të mëtejshëm të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related