Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë kthehet nga “arratia”, a ka bërë Edi Rama pazar me SPAK me “kokën” e…

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, u shfaq ditën e djeshme sërish në zyrë, pas raportimeve se ai kishte marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Kryeministri Edi Rama publikoi një video që e tregonte Agaçin të ulur pranë tij.

Në mbishkrimin e videos, kryeministri Rama u shpreh se Agaçi dhe familjarë të tij u përballën me shpifje dhe sajesa nga “Bufi i Kënetës” (duke iu referuar Berishës), ndërkohë që sipas Ramës ai ishte i shtruar në një spital në Itali në fije të perit në reanimacion.

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradhja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive,” shkroi Edi Rama në postimin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related