Seanca paraprake për Erion Veliajn: avokatët kërkojnë aktet në burg dhe laptop, SPAK kundërshton

Data

Po mbahet mesditën e kësaj të hëne seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në seancën me dyer të mbyllura avokatët kanë kërkuar që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg. Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg me pretendimin se i duhet për të lexuar aktet.

Ndërkohë që prokurori i SPAK ka kundërshtuar duke thënë se ata tashmë janë njohur me aktet.

“Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”,- raportohet të ketë thënë prokurori.

Në seancën e sotme do të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim apo jo.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe 28 personat e tjerë të përfshirë në dosje më 10 shtator.

Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja  akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related