Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët, 46 vite burg në total

Data

Gjykata e Elbasanit dha dje dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh më 16 Maj 2023. Ergi Karaj u dënua me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes, 10 vite burg për veprën penale plagosje, 10 vite burg për vrasje  të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armëmbajtje. Në total ai u dënua me 27 vite burg por me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg për të. Orgito Çarçiu u dënua për katër vepra penale 21 vite burg gjithsej dhe falë gjykimt të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg. Xhonatan Çekrezi u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul në 8 vite. Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë  6 vite e 8 muaj burg. Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

Prangoset 15-vjeçari në Tiranë

Sakaq, Policia e Tiranës ka arrestuar një 15-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me thikë një 18-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bashkim Gazidede”. Fatmirësisht 18-vjeçari, A.L, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar edhe një tjetër person për lëndë narkotike. “Forcat e Policisë në Tiranë zhvilluan disa aksione në fushat e hetimit të narkotikëve e krimeve dhe rritjes së sigurisë rrugore. Hetimi i Narkotikëve– U arrestua në flagrancë shtetasi D. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë. Hetimi i krimeve– U arrestua në flagrancë një shtetas 15 vjeç, pasi në rrugën “Bashkim Gazidede”, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. L., 18 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Siguria rrugore– U arrestuan shtetasit T. B., 40 vjeç dhe K. M., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi dje policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related