Në GJKKO u zhvillua sot seanca e dytë e gjyqit në themel ndaj kreut të Partia e Lirisë, Ilir Meta.
Sipas raportimeve, Meta ka dorëzuar një deklaratë ku bën me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën për diskutimin e masës së sigurisë, por do të jetë i pranishëm në procesin e gjykimit në themel.
Në sallën e gjyqit ndodheshin edhe disa përfaqësues të opozitës, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, si dhe deputeti Klevis Balliu.
Në seancën e kaluar, Meta u paraqit për herë të parë publikisht pas arrestimit të tij në tetor 2024, duke lëshuar akuza ndaj sistemit të drejtësisë dhe duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe politik.
Ai ka kërkuar vazhdimisht që seancat gjyqësore të transmetohen live, me argumentin se transparenca dhe llogaridhënia janë detyrim ndaj qytetarëve.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
